Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë dhe degën për Golo Bërdon, me rastin e 2 Gushtit – Ilinden, Ditën e Republikës, dërgoi urime deri tek të gjithë maqedonasit në mbarë botën.
“Të nderuar maqedonas dhe maqedone në Republikën e Maqedonisë dhe gjithkund në botë, në emër të shoqatës maqedonase ‘Ilinden’ përzemërsisht ua urojmë Ditën e Republikës, 2 gushti dhe dy Ilindenët historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së. Gëzuar festa kombëtare Ilinden dhe le ta kemi të përjetshëm atdheun, Maqedoninë”, qëndron në urim.
Shtohet se Ilindeni është ditë kur i festojmë dhe i përkujtojmë numrin e madh të revolucionarëve dhe luftëtarëve, të cilët me gjakun e tyre i shënuan faqet më të lavdishme të historisë së popullit maqedonas.
“Ta respektojmë dhe ta festojmë Ditën e dy Ilindenëve, me respekt, krenari dhe dinjitet, siç i ngjan një dite të madhe”, qëndron në urimin të nënshkruar nga kryetari i shoqatës Nikolla Gjurgjaj dhe i degës për Golo Bërdo, Ili Halilaj.