Shpalli të padëshiruar ambasadorin Borchard, mbërrin në Presidencë delegacioni i OSBE-së

Shpalli të padëshiruar ambasadorin Borchard, mbërrin në Presidencë delegacioni i OSBE-së

Ka mbërritur në Presidencë delegacioni i misionit të OSBE-së në Shqipëri pas vendimit të kreut të shtetit, për të shpallur “non grata” ambasadorin Borchard.

Mësohet se në takim mungon pikërisht ambasadori, i cili konsiderohet person i padëshiruar nga presidenti Ilir Meta.

Vendimi i sotëm i njoftua sot nga presidenti Meta, i cili e argumenton këtë lëvizje me dy arsye.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.