Alsat 2019-04-02T14:32:57+02:00
Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm që ndodhi tek pika e pagesës rrugore Gostivar-Tetovë. Rasti ka ndodhur në orën 6 e 45 minuta kur makina Mercedes e drejtuar nga 51 vjeçarja me inicialet B.D.S nga Kërçova është futur me shpejtësi të madhe në pikën pagesore duke përplasur një makinë tjetër përpara. Nga përplasja, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, përfundojnë katër personat që kanë qenë në veturën e tipit Tuareg, të drejtuar nga 37 vjeçari, A.K. nga Dibra.
Aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 43 minuta, të parët ishin punëtorët e Rrugëve të Maqedonisë, që intervenuan për të mos pasur pasoja më të mëdha, sepse në veturën Mercedes ka shpërthyer zjarr. Kemi arritur ta shuajmë zjarrin që u hap aty, pastaj arritën mjeku dhe ndihma e shpejtë dhe konstatuan vdekjen e zonjës, ndërsa të lënduarit u përcollën në spitalin klinik të Tetovës. Shkaqet, nga ajo që duket është shpejtësia e veturës Mercedes, por këtë do e vërtetojnë organet”-tha Berzah Bejtullahu, Përgjegjës i pikëpagesës rrugore.
Ne me dy automjete dhe ekipe në shpejtësi të madhe arritën këtu dhe hasëm në një tmerr të vërtetë, pra ndeshje e rëndë. Në veturën e parë kishte katër të lënduar që u nxorën nga ne dhe punonjësit e pikë pagesës dhe u dërguan me ambulanca për mjekim, ndërsa në veturën e dytë që drejtohej nga një femër u dashtë që të pritet nga ana jone me mjete sepse dera ishte e mbyllur. Pamë se vozitësja kishte ndërruar jetë, premë derën dhe nxorëm viktimën jashtë”-pohoi Uka Aliti, Shef i NJTKZ Tetovë.
Katër personat e lënduar po trajtohen në spitalin e Tetovës ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan aksidentin tragjik.
Bashkim Sulejmani
Loading…