‘Shpërthen’ atmosfera brenda kampit të Gjermanisë: Neuer kritikon ashpër Ter Stegen

‘Shpërthen’ atmosfera brenda kampit të Gjermanisë: Neuer kritikon ashpër Ter Stegen
10:15 | 15 Shtator 2019

Atmosfera nuk është më e mira e mundshme përbrenda kampit të Kombëtares së Gjermanisë.

Konkurrenca e madhe duket se ka bërë që shokët e skuadrës të fillojnë me kritikat kundrejt njëri tjetrit dhe gjithçka ka nisur pikërisht nga pozita e portierit.

Ishte fillimisht anëtari i Barcelonës, Marc Andre Ter – Stegen, ai që kishte thënë se nuk e kupton arsyen pse ai qëndron në stol.

Fjalët e portierit gjerman kishin ardhur menjëherë pas dy ndeshjeve të shtatorit, kurse Manuel Neuer i është kundërpërgjigjur shokut të kombëtares, duke i lëshuar disa kritika.

“Ne kemi portierë të mirë si Kevin Trapp, Bernd Leno, ata janë të shkëlqyeshëm, duan të luajnë, por ulën në stol. Ne jemi një skuadër” ka thënë fillimisht Neuer, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk ka thënë asgjë tek kombëtarja. Por, nuk e di nëse fjalët e tij ndihmojnë skuadrën tani” ishte përgjigja e Neuer për fjalët e Ter Stegen.

Kritika për zgjedhjen e Joachim Low që Neuer të jetë numri 1 i kombëtares gjermane ka pasur edhe nga tifozët, pasur parasysh se Ter Stegen ka regjistruar performanca të jashtëzakonshme me Barcelonën. /Lajmi.net/

TAGS