Shpërthen Isco: Gjërat ndryshojnë kur ju nuk gëzoni të njëjtat mundësi si bashkëlojtarët tuaj

Mesfushori i Real Madridit, Isco Alarcon ka shpërthyer në rrjetet sociale pas situatës së tij te klubi mbretëror.

Isco ka shfrytëzuar mediat sociale për të argumentuar se ai nuk ka të njëjtat mundësi nga Santiago Solari, në krahasim me bashkëlojtarët e tij.

Reprezentuesi spanjoll i është përgjigjur komenteve të ish-mesfushorit të Realit, Ruben de la Red, i cili më parë kishte thënë se klubi nuk mund të pres për lojtarët individuale për të arritur nivelin e pjesës tjetër të grupit.

Lexo po ashtu:

“Pajtohem plotësisht me De la Red, por gjërat ndryshojnë kur nuk gëzoni të njëjtat mundësi si shokët e ekipit tuaj”.

“Unë ende vazhdoj të punoj dhe të luftoj shumë, duke pritur [mundësitë].

“Hala Madrid!”, ka shkruar Isoc në profilin e tij në Twitter.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, që nga ardhja e Solarit, Isco është hedhur në stol dhe nuk i është dhënë shumë shans nga trajneri argjentinas.

Megjithatë, skuadrat e interesuara për spanjollin nuk mungojnë pasi pëlqehet shumë nga Juventusi, Manchester City dhe së fundmi edhe Barcelona. /Telegrafi/

TAGS