Shpërthen makina tek “Vasil Shanto”/ shoferi dërgohet rëndë në spital, dyshimet e para

Shpërthen makina tek “Vasil Shanto”/ shoferi dërgohet rëndë në spital, dyshimet e para

Gazetarja Dorjana Bezat jep detaje për ngjaren e rëndë të ndodhur tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, ku pak minuta më parë një automjet u hodh në erë. Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur shoferi, i cili u dërgua në spital.



Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi që mund të jetë një aksident, por që u dëgjua mjaft larg në kryeqytet. Qytetarë të shumtë janë grumbulluar në vendngjarje, ndërsa detaje të reja pritet të mësohen nga momenti në moment.