Shpërthen në flakë një makinë në Elbasan pranë Selisë së PD

Shpërthen në flakë një makinë në Elbasan pranë Selisë së PD

Një automjet tip ‘Golf IV’ me targa AA 290 KN ka shpërthyer në flakë rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Automjeti ka marrë flakë pranë selisë në PD në qytetin e Elbasanit.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.