Alsat 2019-04-20T13:51:43+02:00
Rudina Hajdari, e bija e dëshmorit të demokracisë Azem Hajdari, ka vendosur që të krijojë një parti të re në Shqipëri. Burimet nga mediat në Tiranë bëjnë të ditur se partia do të mbajë emrin “Bindja Demokratike”. Vendimi u mor pas mbledhjes së grupit parlamentar të kryesuar nga Rudina Hajdari.
‘Bindja Demokratike’ pritet të regjistrohet në KQZ si subjekt garues për zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndërsa pritet t’i bashkohen edhe disa figura që janë larguar nga Partia Demokratike.
Loading…