Shqipëri, studentët protestë kundër “rritjes së tarifave” (VIDEO)

Shqipëri, studentët protestë kundër “rritjes së tarifave” (VIDEO)

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë protestuar sot për të kundërshtuar tarifën për lëndët përsëritëse, si dhe me kërkesën për uljen e tarifave të studimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestës së nisur nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, i janë bashkuar edhe studentë të fakulteteve të tjera nga universitet publike.

Qindra studentë kanë protestuar para selisë së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke bllokuar edhe qarkullimin në disa rrugë të Tiranës, ndërsa kanë hedhur vezë dhe sende të tejra në drejtim të godinës së ministrisë. Studentët kërkojnë uljen e tarifave të studimit, si dhe kundërshtojnë tarifat për lëndët e mbartura, tarifa këto që ndryshojnë sipas fakulteteve.

– Reagon ministrja Nikolla

Lidhur me protestën e studentëve ka reaguar dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lindita Nikolla. Nikolla në një takim me rektorë dhe dekanë tha se “vëmendja jonë është vetëm tek shqetësimet e studentëve”.

“Ju kam kërkuar studentëve të komunikoj me ta për të ndarë shqetësimet që kanë dhe për të dhënë të gjitha përgjigjet që meritojnë studentët. Ato nuk kanë pranuar që ne të vijonim në këtë rrugë, por kanë dashur një komunikim ndryshe informal të ministres drejt tyre në shesh. Ato meritojnë t’ju përgjigjesh edhe në zyrën e ministres, në universitet, dhe në çdo sallë tjetër ku komunikimi është etik dhe dëgjohen palët”, tha Nikolla.

Sipas ministres Nikolla, tarifa për lëndët e përsëritua vitin tjetër mund të ketë efekte, duke shtuar se “Nëse universitetet janë dakord, jemi gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare”.

Kujtojmë se edhe gjatë muajt nëntor në Tiranë, janë organizuar protesta nga studentët e universiteteve publike për uljen e tarifave të studimit.