Shqipëria edhe mëtej mbetet shteti evropian me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së, më tërheqëse mbetet Franca.
Sipas të dhënave statistikore që u publikuan sot nga ana e Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2018 aplikuan për herë të parë për azil 3.930 shtetas të Shqipërisë, apo tre për qind e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.
Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, numri i përgjithshëm i shqiptarëve të cilët për herë të parë kanë parashtruar kërkesë për azil llogaritet 8.040.
Franca rezulton të jetë vendi më tërheqës për shqiptarët, me numrin më të lartë të azilkërkuesve edhe për tremujorin e dytë të 2018, me 38 për qind të kërkesave, apo rreth 1.495 aplikues.
Sipas numrit të kërkesave të parashtruara për azil nga ana e shtetasve shqiptar, në vend të dytë për numër të lartë aplikuesish apo 800 aplikues, ndryshe nga tremujorët e kaluar renditet Greqia, me rreth 20 për qind të kërkesave për azil .
Vendi i tretë sipas numrit të azilkërkuesve është Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë tremujorit të dytë kanë aplikuar për azil rreth 500 shqiptarë, apo 13 për qind nga numri i përgjithshëm.
Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas Eurostat në të gjithë Bashkimin Evropian u regjistruan 136,700 azilkërkues për herë të parë. Krahasuar me një tremujor më parë, numri i azilkërkuesve në BE u rrit me katër për qind. Në tremujorin e parë të këtij viti aplikuan për azil rreth 131.400 azilkërkues.
Azilkërkuesit kryesisht vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Ndërkohë që këtë tremujor numër të lartë aplikuesish për herë të parë ka edhe Venezuela, vend i cili po përjeton një krizë të fortë ekonomike.
Numri më i madh i aplikimeve janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Greqi. Eurostat raporton se afërsisht një milion aplikime për azil janë ende në pritje.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Senati i SHBA miraton ndihmën për Ukrainën, pritet vetëm firma e Biden
- Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji
- Venecia vendos tarifë për turistët, hyn në fuqi nga nesër
- MPB edhe sot do të japë dokumente personale
- Çfarë parasheh Formula e D’Hondt-it dhe si shpërndahen deputetët në Maqedoni?
- Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni – gjithçka që duhet të dini
- 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e sotme presidenciale
- Gresa Hoti trondit rrjetin me fotot në bikini, ekspozon me shumë se ç’duhet!