Shqipëria, me raportues të ri në PE, Fleckenstein: Me Ballkanin, edhe pa qenë eurodeputet

Shqipëria, me raportues të ri në PE, Fleckenstein: Me Ballkanin, edhe pa qenë eurodeputet

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein tregoi përmes një mesazhi në “Twitter”, të postuar vetëm pak pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, se nuk do të jetë më eurodeputet.

Por, ligjvënësi gjerman shton se, pavarësisht kësaj, angazhimi i tij me Europën e sidomos rajonin e Ballkanit nuk ka për të përfunduar.

“Sipas perllogaritjeve të para, unë nuk do të kthehem në Parlamentin Europian. Por, do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion, javën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Partia e tij Socialdemokrate nuk pati performancën e shpresuar në këto zgjedhje, e Fleckenstein nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij ndërsa pohoi se do të kishte dashur ta përfaqësonte edhe për 5 vite Hamburgun në PE. /Telegrafi/

TAGS