Shqipëria “ndahet” mes tre socialistëve, Rama merr përsipër veriun e vendit!

Shqipëria “ndahet” mes tre socialistëve, Rama merr përsipër veriun e vendit!

Partia Socialiste ka vendosur një ndarje të re në strukturat e saj për 12 qarqet e vendit, një vendim i marrë ky nga vetë kryeministri Rama në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së.

Kreu i qeverisë ka vendosur që të marrë vetë përsipër të jetë koordinatori i PS-së për veriun e vendit, konkretisht për qarqet  Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër ku deri tani ka pasur emra të tjerë nga PS që kanë koordinuar strukturat e PS.

Ndërkohë, numri dy i PS-së Taulant Balla do të jetë përgjegjësi për “mesin”, duke marrë nën kontroll koordinimin e qarqeve të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës.

Ndërkohë që për pjesën jugore të Shqipërisë, koordinatori do të jetë vetë kreu i kuvendit të Shqipërisë. Gramoz Ruçi do të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën./Express