Shqiprim Arifi demaskon shpifësit: Nuk jam kundër taksës 100 për qind


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka reaguar ndaj disa shkrimeve në media se ai gjoja është kundër taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Arifit:

“Gazeta “Zëri” si dhe disa pamfleta lokale të paguara nga moçali zhytës i stërvjetëruarve politik në Luginë ka shpërndarë një lajm të pavërtetë për kinse jam kundër taksës 100%-she të Republikës së Kosovës ndaj mallrave të Serbisë. Metoda e tyre propagandeske është e njohur botërisht si rezultat i nxjerrjes së fjalëve nga konteksti. E vërteta qëndron tek ajo që tani më disa herë e kemi përsëritur, taksa 100%-she e Republikës së Kosovës vjen si rezultat i taktizimeve dhe sabotimeve të Sërbisë ndaj shtetëndërtimit të Republikës se Kosovës. Por siç kam cekur edhe në TV Dukagjini, nuk mohohet fakti se disa kompani lokale në Luginë kanë pësuar nga kjo, megjithatë ne jemi ata që sakrifikojm pa hezitim për interesat kombëtare. Gazeta “Zëri” ka disa herë që ka shpërndarë të pavërteta, meqë ish-korrespondenti i tyre dhe njëherit oponenti im politik në Luginë po shfrytëzon lidhjet e tija në redaksi për poena të lira politike, ndërkaq e tëra kjo po faturohet në reputacion dhe besueshmëri të kësaj gazete. E vërteta gjithmonë del në shesh.”