Shqiptarët, marokenët dhe indianët kanë marr më shumë shtetësi evropiane në vitin 2016

Shqiptarët, marokenët dhe indianët kanë marr më shumë shtetësi evropiane në vitin 2016

Vendet e BE-së më shpesh shtetësi i kanë dhënë marokenëve, shqiptarëve dhe indianëve në vitin 2016, thotë Komisioni Evropian, transmeton Almakos.

Në vitin 2016, në BE shtetësi kanë marr gjithsejtë 994.800 të huaj.

Mbi 100.000 maroken kanë fituar nënshtetësi evropiane, derisa thuajse 90 % prej tyre statusin e kanë marr nga Spanja, Italia dhe Franca.

Thuajse të gjithë shqiptarët ( 97 % ) pasaporta evropiane kanë marr nga Greqia dhe Italia. Indianët dhe pakistanezët qasjen më të madhe e kanë në Britaninë e Madhe.

Në mesin e qytetarëve vende nga BE-ja që kanë marr pasaporta nga vendi tjetër i BE-së, polaket dhe rumunët prijnë. Në vitin 2016, thuajse 60.000 rumun janë marr pasaporta të reja, ndërsa thuajse gjysma kanë marr shtetësi të Italisë.

Në mesin e polakëve që i kanë ndryshuar pasaportat (19.800) nuk ndahet përparësia e qartë për shtetësi nga shteti tjetër i BE-së.

Nga të gjithë që kanë marr shtetësi në shtet të BE-së, një e treta (32.5 %) janë me prejardhje nga vendi i BE-së, 29.6 % kanë prejardhje nga një shtet prej Afrikës, 20.9 % nga Azija, ndërsa 15.2 % nga Amerika, sipas të dhënave të shërbimit evropian statistikor./Almakos/