Shqiptari i Kosovës shënon golin e parë në Superligën e Serbisë 

Shqiptari i Kosovës shënon golin e parë në Superligën e Serbisë 

Dy ndeshje si zëvendësues dhe një gol në Superligën e Serbisë. Është shqiptari nga Kosova, Ervin Kurti, që nuk ka më shumë se 25 vjet dhe luan për klubin nga Sanxhaku, Novi Pazari. 

Sulmuesi  nga Mitrovica, me Novi Pazarin nuk arritën të paktën një pikë në Nish në duel me Radniçkin, dukë pësuar humbje me rezultat 2:1. 

Në minutën e 88-të, Kurti me dinakërinë e tij shënon dhe ngushton humbjen në 2:1. 

Kurti u aktivizua në lojë në minutën e 58-të, duke bërë paraqitje të. mirë. 
Pas javës së tretë Novi Pazari renditet në vend të 12-të me 3 pikë  Klubi i Novi Pazarit nuk shikohet me sy të mirë në Serbi dhe urrehet në shumë qytete, për faktin se vlerësohet si klub shqiptaro-boshnjak.