12 April 2018 / 15:57
Po shqyrtohet mundësia e formimit të Këshillit Gjyqësor Mediatik, ku do të ngrihen çështje të interesit të ndërsjellë të mediave dhe gjykatave në vend. Këto janë pjesë e temave të diskutuara në seminarin e sotëm “Transparenca gjyqësore dhe vlerësimi i gjyqtarëve në dritën e reformës gjyqësore”. Pikërisht mediat janë garancia për transparencë më të madhe gjyqësore dhe nga kjo del nevoja për të formuar një organ të tillë duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara. Kryetari i shoqatës së gjyqtarëve, Xhemali Saiti, theksoi se është mirë të hapet një debat për nevojën e avancimit të transparencës së gjykatave dhe bashkëpunimi me mediat të përmirësohet
Sot duam t’i bindim gjykatësit, se gazetarët dhe gjyqtarët kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri. Hapja e gjykatave është një mënyrë e mirë për të rritur besimin e publikut për atë çfarë ndodh në to. Kur them hapje të gjykatave, mendoj hapje e tyre me kamera dhe të gjitha llojet e pajisjeve elektronike, që gazetarët të mund të shkruajnë nga salla e gjyqit – deklaroi Rashell Koen, kolumnist në Boston Globe.
Shpresoj se evenimenti i sotëm do të hapë debat. Sot nuk do të zgjidhim asgjë në lidhje me atë si do të vazhdojmë më tej. Janë paraparë një varg takimesh të tilla me ju mediat dhe gjyqtarët. Mbetet për t’u parë nëse nevoja do të identifikohet nga të gjithë ne dhe në cilën rrugë do të vazhdojmë – deklaroi Xhemali Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve.
Alsat M