Shtabi i Krizës nga Kumanova do të ndihmojë Shtabin e Krizave Likovë në ballafaqimin me epideminë, institucionet shëndetësore për t’i dalluar numrat e pacientëve nga të dy komunat, kërkon shtabi komunal i krizave në seancën e sotme të 44-të.
“Kërkesë deri te Komisionit për Sëmundje Infektive të shqyrtojë nëse respektohet protokolli për përcaktimin dhe trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar nga Kovid-19, ne besojmë se mosrespektimi i protokollit mund të çojë në kërcënim epidemiologjik për Komunën e Kumanovës dhe punonjësit e ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë dhe ne bëjmë apel te mjekët amë nga Komuna e Likovës që t’i zbatojnë protokollet për mjekim më të suksesshëm të pacientëve dhe parandalimin e përhapjes së epidemisë nga komuna fqinje në Komunën e Kumanovës”, theksohet në kumtesën e shtabit.
Shtabi i Krizave në Kumanovë do t’i vendos kapacitetet e mundshme të Shtabit të Krizave në komunën fqinje Likovë për të ndihmuar në ballafaqimin me epideminë dhe numrin në rritje të të infektuarve në komunën fqinje. Shtabi i Krizave u kërkon drejtorëve të Spitalit të Përgjithshëm dhe Qendrës Shëndetësore që ta informojnë shtabin për numrin e personave të shtruar në spital, të trajtuar dhe kuruar nga muaji maj, ndërsa Ndihma e shpejtë të dorëzojë të dhëna se sa persona të infektuar dhe të dyshimtë nga Kovid-19 transportuan dhe nga cili relacion.
“Qendra për Shëndet Publik Kumanovë është e detyruar të sigurojë informacione për SHKSH Kumanovë me një analizë për muajin maj për numrin e rasteve pozitive në territorin e Komunës së Kumanovës dhe numrin e rasteve pozitive në territorin e Komunës së Likovës, veç e veç, sepse numri i publikuar është numër që udhëhiqet për Komunën e Kumanovës, ndërsa në të vërtetë i njëjti i paraqet numrat për raste pozitive për Komunën e Likovës, si dhe numrin e testeve të kryera”, theksohet në kumtesën e shtabit.
Nga shtabi paralajmëruan se “Pastërtia dhe gjelbërimi” do të vazhdojë me dezinfektim të spitalit.