Shtabi komunal i krizë të Kumanovës në
seancën e sotme u bëri thirrje qytetarëve të marrin informacione nga shtabi,
barnatoret të vendosin kujdestari, ndërsa familjet e rrezikuara të kërkojnë
asistencë për blerjen e produkteve të domosdoshme.
“Apel ndaj qytetarëve në rast të ndonjë simptome, i cili mund të tregojë
infeksion me koronavirus ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë dhe nëse u
jepet udhëzim për në spital të mos refuzojnë hospitalizimin, nëse kjo u
rekomandohet nga mjeku kujdestarë”, thuhet në kumtesën e shtabit.
Telefoni kujdestar i Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim është 078 365
061, në të cilin qytetarët mund t’i marrin informacionet e nevojshme.
Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim deri më tani ka informacione se
barnatore kujdestare në qytet është Provitalis (031 415 303). Shtabi
gjithashtu apelon edhe barnatoret tjera në qytet të vendosin shërbime të tillë
për kujdestari dhe ta respektojnë vendimin e Komisionit të shëndetësisë dhe
Qeverisë, dhe për këtë ta informojnë shtabin.
Rastet më të rrezikuara sociale për ndihmë në blerjen e produkteve të
nevojshme mund të paraqiten në numrat e telefonit 075 207 126 dhe 077 71
94 94. Sipas masave të Qeverisë dhe informacioneve nga MPB, bujqit që
kanë aktivitete të menjëhershme me prodhimin në afërsi të fshatrave të tyre,
do të munden ta punojnë tokën e tyre.
Sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe informacionit nga MPB, të gjithë
qytetarët që kanë nevojë për dalje urgjente nga shtëpia gjatë orës të policisë
(nevojë për shërbim mjekësor, angazhim pune, etj.) ta paraqesin daljen në
numrin e telefonit 192.
“Kërkojmë nga Qeveria që të miratojë me urgjencë masë e cila do t’i lejojë të
punojnë marketet dhe dyqanet që shesin produkte ushqimore në telefon
dhe online dhe t’i shpërndajnë tek blerësit në shtëpi gjatë ditëve sa zgjasin
orët policore”, thuhet në kumtesën e shtabit.