Shtatë mijë euro e veshur – Marina Vjollca duket plot stil në Gucci

Shtatë mijë euro e veshur – Marina Vjollca duket plot stil në Gucci

Marina Vjollca është një prej emrave më të dashur të skenës televizive shqiptare.

Bukuroshja gjithnjë paraqitet në formë atraktive dhe plot stil.

Së fundmi ajo po qëndron në Amerikë me bashkëshortin e saj, reperin Getoar Selimi.

Prej atje Marina nuk qëndroi aspak modeste dhe tregoi se stili i saj kushton për t’u kopjuar.

Kështu, në një prej imazheve të publikuara shihet se xhaketa e Marinës është nga brendi Gucci e llojit Caspian Nylon Quilted Bomber që kushon hiç më pak se 6845 euro.

Një çmim marramendës ky për një xhaketë, por që nuk ndalet këtu me kompletimin e dukjes.

Bukuroshes i kushtuan jo më pak se 750 euro syzet Gucci.

Kështu Marinës i janë nevojituar hiç më pak se 7595 euro për të kompletuar dukjen e “një” paraqitje të saj. /Telegrafi/

TAGS