25 Mars 2019 / 14:13
Gjithsej 5 mjekë nga spitali i qytetit të Strugës janë infektuar kohët e fundit me fruthin, dhe katër të tjerë dyshohen për këtë sëmundje, mëson Alsat.
Fruthi preku edhe një infermiere dhe një mjek emergjence. Sipas informacionit nga spitali, të gjithë janë dërguar për trajtim, ndërsa spitali ka ndërmarr të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në mesin e personelit mjekësor.
Në të gjitha departamentet në spital ka hyrë në fuqi ndalesa për vizituesit dhe janë marrë masa për dezinfektimin e të gjitha ambienteve.
Loading…