Shtatë persona të lënduar, nëntë aksidente në 24 orët e fundit në Shkup

Shtatë persona të lënduar, nëntë aksidente në 24 orët e fundit në Shkup

Shtatë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej nëntë aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup.

Për vozitje të shpejtë janë sanksionuar 19 shoferë dhe po aq janë përjashtuar nga komunikacioni, 16 para se të marrin të drejtën e vozitjes së automjetit motorik dhe tre fillestarë. Janë përjashtuar 13 automjete të paregjistruara nga komunikacioni.

Masa për parkim të parregullt janë shqiptuar për 139 automjete, ndërsa karrotreci ka marrë 79 prej tyre. Janë sanksionuar shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe tre për mosdhënien e përparësisë së kalimit.

Për shfrytëzimin e celularit gjatë vozitjes janë dënuar 23 shoferë, ndërsa dhjetë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit.

Loading…

TAGS