Shtatorja e Fehmi Aganit në gjendje të mjerueshme, UP premton ndërhyrje (Video)

Shtatorja e Fehmi Aganit në gjendje të mjerueshme, UP premton ndërhyrje (Video)

Në ballë të objektit të Fakultetit të Filologjisë, gjendet shtatorja e veprimtarit, Fehmi Agani. Por, gjendja e saj, është e keqe. Nga universiteti, thonë se janë në prag të një marrëveshjeje, që kjo shtatore të mirëmbahet.

Më 6 maj, u bënë dy dekada prej që është vrarë veprimtari, Fehmi Agani. Tash pas njëzet vitesh, shtatorja e tij në oborrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, është në gjendje të keqe.

Sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, ka thënë se janë në fazën e kontraktimit të një kompanie mirëmbajtëse.

“Do ta mirëmbajmë në mënyrë permanente. Gjendja rreth hapësirës së shtatores është shumë e dëmtuar, por këtë e kanë bërë qytetarët e pandërgjegjshëm. Ne do ta shohim mundësinë për të ndarë fonde dhe për të intervenuar në atë vend”, tha për RTV Dukagjinin, Esat Kelmendi.

Megjithatë, ai tha se për mirëmbajtjen e kësaj shtatoreje, duhet kujdes i shtuar.

“Megjithatë rekomandime e disa artistëve janë që nevojitet një profesionalizëm për mirëmbajtjen e saj për shkak të mos dëmtimit të ngjyrës së saj”, tha ndër të tjera Esat Kelmendi

Ndërsa, dy shtatoret tjera të cilat gjenden brenda Kampusit Universitar, janë në gjendje më të mirë, ajo e Hasan Prishtinës dhe Ali Hadrit./Telegrafi/

TAGS