S A 2019-04-14T15:29:30+02:00
Aplikoi disa herë me radhë, por kërkesa iu refuzua. Bejnaze Ahmeti që nga mosha katër vjeçare jeton në Maqedoni, por nuk ka shtetësi. Tani në moshën 70 vjeçe ajo pajtuar me fatin dhe vazhdon çdo vit të marr leje të përkohshme qëndrimi në Kumanovë.
Dhe kur kjo plakë 70 vjeçe rrezikon shtetin, mua nuk më ka mbetur derë tjetër çfarë të kërkoj.”
Ndonëse, të gjithë anëtarët e tjerë të familjes janë shtetas të Maqedonisë, i biri saj thotë se Bejnazes i mohohet kjo e drejtë, sipas një raporti të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Prej atij momenti ishim në Qeveri për dhënien e testit të gjuhës maqedonase. Tri herë kemi qenë aty në provim shtetëror dhe na është refuzuar shtetësia. Arsyetimi ka qenë banal, i pakapshëm për mua në atë moment, por kështu ka vepruar shteti: ‘Nëna ime rrezikon territorin dhe integritetin e RM-së.- theksoi Sulejman Ahmeti, Qytetar
Sipas Sektorit për punë të brendshme në Kumanovë, ky problem është i shpeshtë në qytetin veriorë dhe fshatrat përreth brezit kufitar të banuar kryesisht me shqiptarë. Në këtë lagje, dhjetëra banorë nuk kanë arritur të fitojnë shtetësinë. Si pasojë, thonë se ballafaqohen me pagesa të shumta të shërbimeve shëndetësore, duke u trajtuar si të huaj në vendlindjen e tyre.
Kjo shumë na pengon në jetën e përditshme. Fëmijët po të sëmuren, privat të shkojnë 50 euro. Fëmijët janë këtu në shkollë, por kanë vetëm dokumente të Kosovës. Ju kisha apeluar të paktën të na japin shtetësinë se të gjithë këta shqiptarë jetojnë këtu pa shtetësi, është katastrofë.”
Këtu jemi qe 40 vjet, nënshtetësi s’kemi. Burri ka 19 stazh pune, fëmijët të gjithë i kam të lindur këtu, kanë certifikatat e lindjes por nuk kanë shtetësi. Në punë nuk arrij të hyj, se skam dokumente. – u shprehën qytetarët e intervistuar
Sipas të dhënave zyrtare të MPB-së, mbi 3,000 persona aktualisht kanë paraqitur kërkesën për marrjen e nënshtetësisë së RMV-së. Nga Ministria e brendshme bëjnë të ditur se që nga pavarësia e shtetit, mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë nënshtetësinë, ndërsa rreth 8 mijë të tjerëve iu janë refuzuar kërkesat për të qenë shtetas i Maqedonisë.
Adnan Qaili
Loading…