Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Jashtme Ekonomike dhe Zhvillimin e Bashkëpunimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, Jüri Seilenthal, në një intervistë dhënë televizionit T7 ka folur rreth vendimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për t’ia revokuar licencën e punës kompanisë estoneze ‘Iute Credit’.
Seilhenthal ka thënë se lidhur me një vendim të tillë nuk janë njoftuar fare nga institucionet e Republikës së Kosovës por më vonë nga vetë kompania në fjalë ‘Iute Credit’.
“Jo, nuk besoj se e kemi pranuar ndonjë informatë nga autoritetet kosovare, por më pas jemi kontaktuar nga kompania estoneze në fjalë, por dua të them që ndoshta Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka qenë objektivi i parë, ndoshta dikush tjetër një Estoni është informuar në lidhje me këtë por besoj që ata do të na njoftonin në lidhje me këtë, kështu që jam më se i bindur që nuk jemi njoftuar”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i MPJ-së estoneze thotë se pronarët e “Iute Credit” kanë qenë të shqetësuar pas vendimit të BQK’së.
Seilhenthal ka treguar se kanë marrë pjesnë e rrëfimit nga kompania në fjalë, megjithatë thekson se si qeveri janë të interesuar të zbulojnë të gjitha rrethanat që kanë sjellë një situatë të tillë.
“Atë që e kanë parë dhe ne e kemi dëgjuar pjesën e tyre të tregimit, por dua ta theksoj që ne si qeveri nuk marrim qëndrime për proceset ligjore në vend, por nga ana tjetër nëse është në pyetje një kompani estoneze me reputacion e cila ka hasur në probleme jashtë vendit, atëherë është detyrë dhe obligim i jonë që ti zbulojmë rrethanat dhe ti kushtojmë vëmendje se a janë duke shkuar gjërat ashtu siç duhet apo ekzistojnë rrethana shtesë”, ka shtuar tutje ai.
Në vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës ata i kanë cekur tri arsye se pse e kanë revokuar licencën, njëra prej tyre ka qenë dhe si është interpretuar në Kosovë ka qenë kërcënim kombëtar për Kosovën dhe ka pasur spekulime se ka të bëjë me para ruse. Sipas njohurive tuaja a kanë autoritetet estoneze fakte të qarta për IUTE-në dhe parat që i përdorin?
Seilhenthal ka thënë se nuk kanë kurrfarë dyshimi rreth prejardhjes së fondeve të kompanisë “Iute” duke qenë se një prej arsyeve pse i është hequr licenca, ka qenë dyshimi për operimin me fonde nga Rusia.
Ai tutje ka sqaruar se në Estoni nuk është zor të zbulohen se kush janë pronarët e kompanisë, duke theksuar se që pronarët e “Iutes” janë estonez.
“Po, natyrisht që po, sepse në Estoni nuk është shumë vështirë që të zbulohet se kush janë pronarë të kompanisë, kështu që në këtë aspekt dua të jem i qartë dhe të them që pronar janë biznesmenë nga Estonia dhe nuk e shohim ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë vend tjetër në lidhje me ndonjë shumë të konsiderueshme, sepse njëri nga pronarët është edhe drejtor ekzekutiv i kompanisë, njëri nga partnerët e tij dhe biznesmen Estonez që kanë qenë të përfshirë në fushat e financimit dhe kjo është e qartë”, ka thënë Seilhenthal.
Sa i përket letrës që Ministria e Jashtme e Estonisë ka dërguar në Kosovë, Seilhenthal ka thënë se deri tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. Ai gjithashtu ka treguar se Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë ka qenë në kontakt me Behgjet Pacollin lidhur me këtë problematikë.
Ai ka thënë se nuk ka dëgjuar bisedën që është zhvilluar por ka shtuar se e di që Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka premtuar se do të merret me një çështje të tillë.
Në këtë intervistë Seilhenthal ka thënë se Estonia është duke pritur një përgjigje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe një zgjidhje, ndërkohë ka shtuar se gjithë ai investim i bërë nuk mund të përfundojë në një mënyrë aq të keqe.
Në këtë intervistë ndër të tjera Seilhenthal ka thënë se për të ardhmen është shumë e rëndësishme që paraprakisht të shiqohen ligjet dhe ambienti në vendet ku vendoset për të investuar.
“Natyrisht që po. Atë që jemi duke pritur është që për këtë situatë të gjendet një zgjidhje, sepse ne mund të debatojmë se diçka në njërën apo mënyrën tjetër është bërë në mënyrë të gabuar e cila gjithashtu mund të korrigjohet. Por situata kur kompania që për disa vite ka investuar në vendin tuaj dhe ka qenë një përpjekje e madhe që kompania ta fillon punën në një kulturë të huaj dhe investime me para dhe sipas kuptimit tonë nuk mund të përfundoj me përplasje dhe është shumë vështirë ta kuptoj sepse unë e kuptoj një pjesë të ligjit i cili është i jashtëzakonshëm dhe paraja është ende jashtë dhe si do të funksionoj kjo, prandaj është një situatë e ndërlikuar dhe kjo është me rëndësi edhe për ne që në të ardhmen të kemi njohuri për ambientin dhe a mund të shkojmë në një vend ku do ti lexojmë ligjet dhe të mendojmë se a jemi duke vepruar në kuadër të kornizave ligjore dhe nëse diçka nuk shkon atëherë qeveria apo institucioni përgjegjës mund ta paraqes ti paraqes alternativat e veta dhe atëherë kompania do të përpiqet ti përshtatet atyre kushteve, por siç e shihni është shumë vështirë, sepse makina juaj nuk mund të konfiskohet nëse e keni tejkaluar shpejtësinë për 5 km më shpejtë, sepse ekzistojnë proceset për personat të cilët nuk i ndjekin rregullat ashtu siç duhet ose në bazë të tekës së policit se vetura ka qenë duke ecë me shpejtësi dhe atëherë ja merr veturën”, ka shtuar tutje.
Seilhenthal ka thënë ndërkohë që grupet e interesit në Estoni sigurisht që nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë një pboelmatike të tillë.
I pyetur nëse do të jenë të gatshëm të japin informacione për origjinën e parave të “Iutes” në rast se u kërkohet nga Kosova, ai ka thënë se absolutisht që po.
Tutje zyrtari i MPJ-së estoneze ka thënë se shteti i tij është duke pritur një përgjigje përmbajtësore dhe jo një përgjigje të tipit “ …ku thuhet ju faleminderit e kemi pranuar letrën tuaj dhe jemi duke u marrë me çështjen”.
Ai përveç tjerash ka thënë se do të jetë shumë e vështirë që MPJ estoneze të rekomandojë Kosovën si vend për të investuar pas gjithë kësaj ngjarje.
“Nëse dikush do ta pyeste Ministrinë e Punëve të Jashtme për çështjen e investimeve atëherë do të jetë shumë vështirë që të rekomandohet që Kosova është vendi i duhur ku duhet investuar, pikësëpari sepse njerëzit as që do të vinin tek ne me këtë pyetje sepse tanimë gjatë muajit të kaluar 4 ose 5 herë ka qenë e përmendur në shtyp dhe i ka shkaktuar mjaft dëm reputacionit të shtetit”, ka theksuar Seilhenthal.
Sa u përket zërva që kanë përmendur edhe mundësinë e heqjes së njohjes për pavarsiën e Kosovës për shkak të këtij problemi, Seilhenthal ka thënë se një cështje e tillë s’është diskutuar asnjëherë seriozisht në nivele të larta të shtetit.
“Jo, nuk mendoj që kjo çështje është diskutuar me seriozitet në nivelin qeveritar, sepse ne e kuptojmë që vendet kanë sfida të ndryshme gjatë zhvillimit të tyre dhe situata e Kosovës ka qenë posaçërisht e ndërlikuar kështu që ne e kuptojmë dhe në përgjithësi ne këtë e shohim dhe mundohemi që të ndihmojmë pasi që edhe ju e dini që procesi i integrimit evropian as për ne nuk ka qenë aq i lehtë, p.sh. nëse e bëjmë krahasimin me disa vende të Evropës qendrore ne kemi filluar me një ngecje si ekonomike e po ashtu edhe politike dhe këtë e shohim si sukses tonin dhe mu për këtë mundohemi që ti ndihmojmë atyre që mundemi, prandaj sot nuk po flasim për atë nivel, por atë që dua ta theksoj që është shumë vështirë që në mënyrë proaktive të veproni në favor të tjerëve dhe në të njëjtën kohë ndodhin gjëra të tilla që krijojnë armiqësi të pafund në shoqëri dhe njerëzit janë të interesuar që drejtpërdrejtë ta bëjnë të kundërtën, sepse politikanët i pranojnë sinjalet nga shoqëria e tyre, por dua t’ju siguroj që sot nuk jemi duke biseduar për atë nivel”, ka potencuar ai.
Në fund ka thënë se shpreson që një problematik e tillë të zgjidhet shumë shpejtë
“Ne shpresojmë se kjo çështje do të zgjidhet dhe shpresojmë se do të arrihet një mirëkuptim me këtë kompani, sepse siç e ceka edhe më herët ata e kanë bërë një investim të konsiderueshëm dhe mendoj që Banka Qendrore e cila i ka ndërmarrë këto veprime do ti merr këto gjëra parasysh dhe ata pretendojnë se biznesi i tyre në Kosovë është i sigurt dhe parat janë aty, tani parashtrohet pyetja si të dalim nga kjo situatë, çfarë zgjidhje të gjendet, a ekziston mundësia që të kthehemi në një terren të mesëm. P.sh në sektorin e biznesit në të cilin unë gjendem dhe puna ime fundit ka qenë para shumë vitesh në një bankë të rregullt, por nga aspekti i biznesit mund të them se edhe në Estoni i kemi pasur këto probleme ku kamatat kanë qenë shumë të larta, ku është diskutuar se a duhet të jenë ndërmarrje të lira pa kufizime dhe tani viteve të fundit në Estoni ekziston kufizimi ligjor të cilin kompanitë nuk guxojnë ta kalojnë dhe me sa kam kuptuar kjo në Kosovë nuk ekziston dhe situata ekonomike dallon sepse mund të them se në Estoni kamatat e këtyre kompanive për kredi të shpejta apo siç i quajmë ne “KOLOKUILI” kamatat kanë qenë shumë më të mëdha dhe mu për këtë ne kemi pasur nevojë për këtë lloj rregullore dhe nëse do ta kishit këtë rregullore e cila do të vlente për gjithë pjesëmarrësit në treg dhe natyrisht që do të ishte e logjikshme që edhe investitori estones do të duhej ta respektonte atë”, ka përfunduar Seilhenthal për T7.