13 Dhjetor 2018 / 15:19
Shteti nuk ka investuar sa duhet për sistemit arsimor, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve. Në bazë të rezultateve nga analiza e “Finance Think”, Instituti për hulumtime ekonomike dhe UNICEF, megjithatë investimi i tillë ka pasur rezultat pozitiv sidomos të fëmijët që vijnë nga familje të varfra.
Gjithashtu kemi identifikuar se investimet në projektet infrastrukturore janë të margjinalizuara, kështu që në pjesën e arsimit, në vitin 2017 pjesëmarrja e investimeve në infrastrukturë ka qenë vetëm 3.8 % nga gjithsej mjetet e ndara. Përfundimi kyç është se investimet e rritura te fëmijët tregojnë rezultate pozitive, kryesisht të përfshirjes së tyre në çerdhe si dhe gjithashtu rezultatet, respektivisht notat e nxënësve të shkollave të mesme që vijnë nga familjet e varfëra”- tha Bllagica Petreski, Finance Think.
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovksa tha se kjo analizë dëshmon se sistemi I deritanishëm nuk I ka dhëne efektet e nevojshme pasi vetëm 19.3 % e të vërfërve kanë qenë të përfshira në programet për mbrojtje sociale.
Në mënyrë shtesë kemi transfere të kushtëzuara, siç është fëmija I tretë ku një shumë e lartë shpenzohet ndaj diçkaje që nuk është e lidhur me gjendjen materiale të familjes dhe me këtë copëtohet buxheti ndërsa nuk jep efekt të uljes së varfërisë ose pasurimin e fëmijëve..Dhe sigurisht që Maqdonia ka harruar se investimi në arsimin parashkollor dhe ndërtimi infrastrukturor, kapacitete të reja dhe objekte është e nevojshme që të mund të arrijmë start të mir te fëmijët për arsimin e tyre të mëtejme, fillor, të mesëm dhe të lartë”- pohoi Mila Carovska, ministre e Punës dhe politikës sociale.
Përfaqësuesit e UNICEF-i deklaruan se investimet për fëmijët duhet të shpenzohen në mënyrë inteligjente duke përpiluar programe që do t’ju ndihmojnë fëmijëve të zhvillohen që në moshën e fëmijërisë me qëllim të bëhen qytetarë që do të kontribuojnë për vendin e tyre.
Melihate Rustemi
Loading…