Shtimi i rasteve me COVID/ Shtyhet deri më 1 tetor leja për të burgosurit

Shtimi i rasteve me COVID/ Shtyhet deri më 1 tetor leja për të burgosurit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shtyu deri ne datën 1 tetor lejet e posaçme të të burgosurve që përfituan nga akti normativ, i cili dërgoi në shtëpi për shkak të Covid-it shumë të dënuar. Në total u karantinuan nga qelia në shtëpi, 370 të dënuar, që ju përfundoi leja e posaçme e Covid-it në 1 korrik.



Por leja e tyre shtyhet.  Vendimi vjen pas shtimit të rasteve me COVID në vendin tonë. Ndërkaq vetëm javën e shkuar 164 të dënuar iu rikthyen qelive, pas përfundimit të 3 mujorit të lejes. Mbetet për tu parë se cili do të jetë fati i tyre në ditët në vijim.