Shtip: Një teneqepunues rrëzohet nga 3.5 metra lartësi, është lënduar rëndë

Shtip: Një teneqepunues rrëzohet nga 3.5 metra lartësi, është lënduar rëndë

Me 09.08.2018 rreth orës 13.00 në rrugën ‘Goce Dellcev’ në Shtip, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt banues, O.S.(54) nga Shtipi, i punësuar si teneqepunues, nga arsye të panjohura bie nga lartësia prej 3.5 metra në një dysheme betoni, transmeton Almakos.

Ai me veturën e Ndihmës së Shpejt është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku iu janë konstatuar lëndime të rënda, ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shtip./Almakos/