Shtohen zërat për largimin e Jamesit, sulmuesi nuk ka stërvitur me klubin

Siç vuri në dukje revista “Kicker”, Niko Kovac i ka dhënë mesfushorit kolumbian një ditë të lirë, e cila gjë i shton thashethemet për një largim të mundshëm.

James Rodriguez nuk u shfaq në stërvitjet e pasdites së djeshme të Bayern Munichut. Kjo është për shkak se lojtari, pas dy ditë pushimi, iu dha një ditë shtesë nga trajneri kroat duke mos dhënë shpjegime dhe shtuar zërat për një largim të lojtarit.

Mungesa e lojtarit në përgatitjet e ekipit u njoftua në faqen zyrtare të klubit. Dhe kjo ishte diçka që u kap nga revista gjermane Kicker, të cilët jeni të bindur se lojtari nuk ka probleme fizike që do ta pengonin atë të merrte pjesë.

Disa shenja kanë sugjeruar se 27-vjeçari nuk është në planet e Kovacit pasi që deri më tani është paraqitur në fushë nga banka rezervë në 12 ndeshje e këtij sezoni – nëntë në Bundesliga dhe tre në Ligën e Kampionëve – duke shënuar tre gola.

Kjo dallon shumë nga sezoni i tij i parë me klubin kur kishte luajtur 19 ndeshje deri në këtë fazë në urdhrat e Carlo Ancelottit dhe Jupp Heynckessit.

Lexo po ashtu:

Ndërkohë, reprezentuesi kolumbian është duke u vëzhguar për së afërmi nga klubi anglez i Arsenalit, i cili po kërkon shërbimet e lojtarit.

Ndryshe, Jamesit në fund të sezonit i përfundon periudha e huazimit te bavarezët dhe do të rikthehet te Real Madridi pasi që gjermanët duket se nuk do të shfrytëzojnë mundësinë e blerjes për 42 milionë euro. /Telegrafi/

TAGS