Shtyhet gjykimi për lëndën “Total”, seanca e radhës më 3 tetor

Tash esht Koha

Gjykimi për lëndën “Total” të Prokurorisë Speciale do të vazhdojë më 3 tetor, për shkak të ndryshimeve të strukturave pronësore të kompanisë “Mediamaks”, e cila së bashku me Dragan Pavlloviq-Llatas dhe personat juridik të firmave “Total Marketing” dhe “Total Media Center” akuzohen për fshehje të tatimit.
Para fillimit të seancës së sotme, avokati i “Mediamaks” njoftoi trupin gjykues se ka ndryshime në pronësinë e firmës dhe i mbaron autorizimi ligjor për mbrojtjen e kompanisë në procesin gjyqësor.
Gjykatësja Sllavica Naumova Josifovska tha se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës së sotme dhe gjykimi do të vazhdojë më 3 tetor.
Në lëndën “Total” i akuzuari i parë është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit.
Deri tani në lëndën “Total” janë prezantuar 16 nga gjithsej 39 “bomba”, të cilat PSP-ja i ka propozuar si dëshmi.

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS