Shuajeni djegësirën në gojë: Kur ju djeg goja nga gjërat pikante, veproni në këtë mënyrë!

Truke të dobishme për të gjithë ata të cilët e duan ushqimin pikant dhe djegës

Kapsacina, përbërës i specave djegës, është e shëndetshme për trupin tonë, mirëpo jep edhe djegësirë e cila në gojë ndonjëherë mund të jetë e padurueshme, transmeton Telegrafi.

Nëse ju ndodh që ta teproni me djegësirën dhe goja ju “thotë” merrni shpejt një ndër këta artikuj dhe lehtësojani vetes vuajtjen:

1. Pini një gotë qumësht të ftohtë apo hani një copë djathë – do të neutralizojë ndjenjën e djegësirës në gjuhë.

2. Fusni një lugë të vogël vaj në gojë, shpëlajeni me të gojën dhe pështyjeni.

3. Ndihmojnë edhe mjalti dhe gjalpi i kikirikut, limoni dhe domatja.

4. Orizi, buka e thatë apo patatja nuk do ta neutralizojnë kapsacinën, por do të ndalin që ndjenja e djegësirës të bëhet edhe më e fortë.

Pra, një studim i paradokohshëm ka treguar që njerëzit të cilët hanë ushqim djegës një deri në dy herë në ditë, jetojnë më gjatë për dhjetë përqind se ata të cilët e shmangin.

Ata, në pjatën e të cilëve ka ushqim djegës dy deri në shtatë herë në javë, jetojnë më gjatë për 14 për qind. /Telegrafi/

TAGS