Me 16.08.2019 në ora 14.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin ‘Boris Trajkovski’ në hapësirën e depos së marketit është ndezur një kabllo nga frizi, transmeton Almakos.
Zjarri është shuar nga i punësuari G.J.(38) nga Shkupi, i cili derisa ka qenë duke intervenuar ka thithur tymin, pas së cilës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.