Shumë fshatra të Kosovës pa energji elektrike

Shumë fshatra të Kosovës pa energji elektrike

Shumë fshatra në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut, shumë vende kanë mbetur pa energji elektrike në orët e vona të natës së sotme.

Vendet më të prekura, siç ka mësuar lajmi.net janë ato që furnizohen me rrymë nga Rahoveci.

“Që pesë orë nuk ka rrymë”, thuhet në reagimet e shumë qytetarëve të zonave të Malishevës që furnizohen më rrymë nga Rahoveci.

“As në Kievë të Malishevës nuk ka rrymë që nga ora 19:00”, thotë një tjetër lexues.

Shumë zona të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Moti ka befasuar sot sidomos Rahovecin. Vërshimet dhe një breshër i madh kanë goditur këtë komunë.

Raportohet për dëme të mëdha të shkaktuara nga breshri i fortë dhe vërshimet. Banorët kanë njoftuar se janë shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore.

Kryetari Smajl Latifi ka formuar një shtab për menaxhimin e krizës.

TAGS