Shumë zëra për shkarkimin e Kovac – kroati ndihet i qetë

Shumë zëra për shkarkimin e Kovac – kroati ndihet i qetë
20:01 | 25 Tetor 2019

Niko Kovac duket shumë i relaksuar para zërave që e shohin atë afër shkarkimit nga pozita e trajnerit të Bayern Munich.

Kovac është goditur nga një stuhi thashethemesh që e shohin atë jashtë Bayern, por edhe nga disa kritika të Karl Heinz Rummenigge.

Megjithatë, trajneri kroat ka justifikuar kritikat, duke hedhur poshtë mundësitë se ai është afër shkarkimit.

“Kur ai ka folur për pakujdesi, të gjithë e dimë se ku e kishte fjalën” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë presin fitore dhe futboll të bukur. Edhe ne presim atë. Por, nuk mund të luajmë gjithmonë futboll të mirë. Mbi të gjitha, duhet të kemi sukses” ka shtuar kroati.

“Ju them se nuk jam kontaktuar nga bordi. Kjo stuhi vjen nga jashtë, kështu që jam shumë i qetë. Eksperienca nga vitet e kaluara më ka ndihmuar shumë” ka thënë ndër të tjerash Kovac.

Shpëtimi i Bayern Munich këtë edicion ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka kaluar në formë të jashtëzakonshme, duke numëruar tashmë 12 ndeshje radhazi që gjen rrugën e golit. /Lajmi.net/

TAGS