Shumica do ta përkrahë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Shumica do ta përkrahë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Pas koordinimit mes partive politike, ligji për gjuhët pritet që nesër të jetë në rend ditë në seancën e 32 plenare. Burime brenda Kuvendit thonë se ligji do të përkrahet nga shumica parlamentare.

Të pranishëm në sallë pritet të jenë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. Partitë politike patën në dispozicion një javë qe të mirren vesh se si do ta zhbllokojnë punën për vendosjen në rend dite të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Javën e kaluar seanca e 32 plenare nuk u mbajt për shkak të mos dakordimit të partnerëve të koalicionit për mënyren se si do të votohej ligji.

Kryeparlamentari fajin e hodhi tek disa deputet të LSDM të cilët nuk do ta votonin ligjin për përdorimin e gjuhëve, por nga LSDM tuanë se s janë kundër ligjit, por kërkojnë që i njëjti të sillet duke respektuar Rregulloren e Kuvendit./Almako.com

Evi Shkopi