Alsat 2019-10-16T15:59:06+02:00
Në vend se të përfundojë, rasti “Shuplakat në Qendër” sot filloi nga e para. Shkak për këtë është se në afatin e caktuar prej 90 ditëve nuk u zhvillua asnjë seancë gjyqësore.
Prokurorja Fatime Fetai kërkoi i akuzuari i parë Nikolla Gruevski të gjykohet në mungesë. Të akuzuarit e tjerë sërish deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për nxitjen e dhunës në komunën Qendër në qershor të vitit 2013-të.
Gjykata i hodhi poshtë propozimet e mbrojtjes për shtyrje të seancës, për caktimin e seancës së posaçme sa u përket ankesave pas dëshmive të publikuara, si dhe për situatën e re me prokurorët e PSP-së. Gjykimet për këtë lëndë zvarriten pothuajse tre vite, ndërsa kjo praktikisht është hera e tretë që rasti të gjykohet nga fillimi.
Në vitin 2016, rasti shkoi tek gjyqtarja Tatjana Mihajlova, dhe më vonë u dërgua te gjykatësi Dushan Josifov, i cili filloi gjykimin nga fillimi pas marrjes së rastit. Ndër të akuzuarit për “Shuplakat në Qendër”, janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova..
Loading…