Shurupi i gjyshes që pastron mushkëritë dhe ju ndihmon kundër astmës, bronkitit, gripit dhe kollës

Shurupi i gjyshes që pastron mushkëritë dhe ju ndihmon kundër astmës, bronkitit, gripit dhe kollës

Nëse jeni duke kërkuar për një recetë natyrale për të luftuar kollën, bronkitin dhe pneumoninë, jini të sigurt se keni gjetur zgjidhjen e shkëlqyer. Shurupi i qepës është një ilaç i vjetër natyral që trajton me sukses probleme të ndryshme të frymëmarrjes.

Në përbërjen e tij, substancat e nxjerra nga qepa duken të përqendruara dhe kjo është ajo që e bën atë një anti-inflamator dhe antiviral të fuqishëm natyror, i cili vepron në mënyrë efektive kundër kollës, gëlbazës, ngjirjes, problemeve në fyt dhe gjithashtu mund të përdoret për të ndihmuar në trajtimin e bronkitit dhe pneumonisë.

Receta është shumë e thjeshtë. Ka vetëm dy përbërës, qepë dhe sheqer. Dhe vetëm në disa ditë trajtimi do të ndjeheni shumë më mirë.

Ja se si ta përgatisni shurupin e qepës:

Pritini qepën në feta. Vendosini këto feta në një tenxhere të madhe, duke i rregulluar një fetë qepë, një shtresë sheqeri, një fetë qepë, një shtresë sheqer… e kështu me radhë, duke e përfunduar me një shtresë sheqeri.

Mbulojeni tenxheren për të shmangur praninë e milingonave dhe insekteve të tjera dhe lëreni të pushojë gjatë natës. Ditën tjetër, ju do ta gjeni gotën me një lëng me ngjyrë mjalti dhe ky lëng është shurup. Doza është një lugë çaji shurup çdo 3 orë.

TAGS