Shyrete Behluli me Leartën i këndojnë Nexhmije Pagarushës në këngën e re

Shyrete Behluli me Leartën i këndojnë Nexhmije Pagarushës në këngën e re

Shyhrete Behluli dhe reja e saj Learta po vijnë me një projekt të përbashkët muzikor.

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se Shyhrete Behluli dhe nusja e djalit të saj, Learta Jakupi po vijnë me një projekt të përbashkët muzikor, shkruan lajmi.net.

Ndërsa para pak minutash, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli ka njoftuar nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram se kënga do të jetë për të bilbilin e këngës, Nexhmije Pagarushën.

“I këndojmë të madhes Nexhmije Pagarusha ❤️”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos në të cilën shihet Nexhmije Pagarusha së bashku me Shyhreten dhe Leartën, të trija me veshje kombëtare.

Bazuar në këtë foto lë të kuptohet se këngëtarja Nexhmije Pagarusha do të jetë pjesë e klipit./Lajmi.net/

TAGS