“Si çdo fëmijë i vogël dhe unë kam patur ëndërr, por…”, Tefik Osmani var “këpucët në gozhdë”

“Si çdo fëmijë i vogël dhe unë kam patur ëndërr, por…”, Tefik Osmani var “këpucët në gozhdë”

Tefik Osmani i ka varur “këpucët në gozhdë”, teksa i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 35-vjeçare.



Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata që e kanë shoqëruar në këtë rrugëtim si trajnerë, presidentë, shokë skuadre e tifozë.

Mbrojtësi që në sezonin e fundit ishte pjesë e Tiranës, ku edhe u shpall kampion, e nis mesazhin me nostalgji, ndërsa kujton fillimin e tij teksa përmend edhe klubet ku ka bërë pjesë.

Gjatë karrierës së tij, Osmani është shpallur kampion i Shqipërisë me tre skuadra të ndryshme. Elbasanin, Tiranën dhe Skënderbeun.

“Si cdo femije i vogel dhe une kam patur enderr qe te luaja futboll por kete dite nuk e kisha enderruar kurre…”, – shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i Tefik Osmanit

Si cdo femije i vogel dhe une kam patur enderr qe te luaja futboll por kete dite nuk e kisha enderruar kurre… Mbaj mend shume gjera por momenti me i bukur eshte kur babai im me ka cuar me biciklete te stadiumi Skenderbeut kur une isha vetem 8 vjec, Nga ktu filllojne endrrat e mia, kur luajta me Skenderbeun,Bylis,Tomorri,Elbasani,Metalurg Zaporozhe,Partizani,Tirana,Teuta,Vllaznia. Emocion i madh ka qene kur vesha fanellen e kombetares U15 U17 U19 U21 A te Shqiperise. Dua te falenderoj te gjithe Tranjeret qe me kane stervitur dhe edukuar. Dua te falenderoj te gjithe Lojtaret qe un kam luajtur. Dua te falenderoj te gjithe Presidentet. Ne fund falenderoj te gjithe tifozat si ata qe me kane perkrahur por dhe ata kundershtare pa ju kjo loje nuk do ishte kaq e bukur dhe me emocion. Faleminderit nga Tefik Osmani

TAGS