Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 2.492, numri i pacientëve të shëruar është 1.605, numri i vdekjeve është 145, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 742, përcjell in7.
Shpërndarja e fundit sipas qyteteve:
• Shkup – 987, aktivë 396
• Kumanovë – 481, aktivë 66
• Dibër – 51,
• Shtip -111, aktivë 76
• Prilep –213, aktivë 30
• Tetovë – 236, aktivë 82
• Strugë – 90, aktivë 18
• Veles – 133, aktivë 28
• Manastir –28, aktivë 3
• Оhër –24, aktivë 7
• Кavadar – 6, aktivë 1
• Gostivar –32, aktivë 11
• Gjevgjeli – 4,
• Strumicë – 4, aktivë 2
• Кriva Pallankë- 6,
• Radovish – 4,
• Кrushevë – 3,
• Кoçan – 41, aktivë 10
• Probishtip – 5, aktivë 3
• Demir Hisar – 1,
• Makedonski Brod -2,
• Pehçevë – 3,
• Berovë – 1,
• Vallandovë – 2, aktivë 1
• Vinicë – 3, aktivë 1
• Dellçevë -1,
• Kratovë – 3, aktivë 1
• Sveti Nikollë – 2, aktivë 2
• Kërçovë – 3 , aktivë 1
• Negotinë-12, aktivë 3 (7 persona të sëmurë nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë).
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar sot që të riktheht ora policore gjatë vikendit, për Shkupin dhe komunat përreth, Tetovën, Kumanovën dhe Shtipin. Ora policore të fillojë prej të Enjtes në ora 21 e deri të Hënën në oren 5 të mëngjesit. Gjithashtu u propozua që në vendet tjera, ora policore gjatë vikendit të jetë prej ores 16 e deri në orën 5 të mëngjesit në ditën pasuese.