Xhevdet Pozhari ka komentuar gjendjen e kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë Veriore, pas marrjes së këtij dikasteri nga partia Alternativa, transmeton Almakos.
“Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut qenkan ndarë 40% e buxhetit për kulturën shqiptare, për dallim nga e kaluara kur ndaheshin veç 2-3%.
Për herë të parë artistëve iu paskan rritur pagat për 150 euro.
Për herë të parë qenkan hapur teatro të reja shqiptare në qytete të ndryshme.
Për herë të parë për një film me regjisor shqiptar qenkan ndarë 500 mijë euro nga buxheti i shtetit.
Për herë të parë qenka renovuar shtëpia e humanistes “Nënë Tereza”, me përshkrime në gjuhën shqipe dhe qenka caktuar një përgjegjës shqiptar që mirëpret autoritetet nga vende të ndryshme të botës për t’iu rrëfyer veprimtarinë e nobelistes tonë dhe historinë e popullit të saj.
Për herë të parë kultura e Shkupit vepron SHQIP!”, shkroi Xhevdet Pozhari.