Si mund ta matin gazetarët ndikimin e punës së tyre

Si mund ta matin gazetarët ndikimin e punës së tyre

Vetëm përcaktimi i definicionit “ndikim” mund të jetë sfidë, e lëre më matja e tij. Qendra për Gazetari Hulumtuese është duke menduar për këtë çështje thelbësore për organizatat jofitimprurëse të lajmeve.

Lindsay Green-Barber

A e dini atë thënien “Sikur t’i kisha pesë centë”? Mirë, sikur unë t’i merrja pesë centë sa herë që e kam dëgjuar fjalën “ndikim”, bashkë me fjalët ndikues, i ndikuar, ndikim i madh, etj, që nga koha kur jam bërë pjesë e Qendrës për Gazetari Hulumtuese si analiste e ndikimit të medieve në muajin korrik, do të mund të dilja drejtpërdrejt në pension. Njerëzve u pëlqen shumë të flasin për ndikimin. Edhe mua më pëlqen shumë të flas për ndikimin. Ndikimi mund të jetë gota e shenjtë e medieve të sotme, diçka e dëshirueshme dhe e vështirë.

Ndikimi është një qëllim thelbësor i gazetarisë jofitimprurëse, por pyetja është: Çfarë është ndikimi? Përgjigja standard ka qenë: “Do ta dimë kur ta shohim”, duke u përkufizuar si sjellja e ndryshimeve të mëdha, siç janë miratimi i një ligji të ri ose fillimi i hetimeve ndaj qeverisë.

Në Qendrën për Gazetari Hulumtuese, jemi krenarë që raportimet tona shpesh sjellin ndryshime strukturore ose politike. Por ne e dimë se ekzistojnë dy lloje të rezultateve reale që janë po aq të rëndësishme. Në të vërtetë, në rrethana të caktuara, ndryshimi i termave të një debati publik ose ndryshimi i preferencave të votuesve kanë më shumë gjasa për të kontribuar në ndryshime afatgjata shoqërore, politike dhe kulturore. Cila është vlera e përdorimit të fakteve nga raporti i Qendrës për Gazetari Hulumtuese nga një nxënës për shpenzimet e dyshimta të udhëtimit nga zyrtarët e lartë të shkollës në një poezi të famshme në YouTube? Si mund të siguroheni për shkallën e ndikimit të një rrëfimi për një informues së fshehtë të FBI-së me lidhje me “Panterët e Zinj”, kur një mësues i shkollës së mesme e integron atë në kurrikulën e tij në Oakland? Ndonëse është vështirë të maten këto lloj rezultatesh dhe marrëdhëniesh mes tyre, ne mendojmë se kjo gjë do t’ia vlejë, përfundimisht.

Për rreth dhjetë vjet, prodhuesit e medieve jofitimprurëse dhe themeluesit e tyre kanë debatuar për çështjet e ndikimit, përfshirë definicionet, matjen dhe rëndësinë. Ekzistojnë së paku katër aspekte të bisedës që kanë mbetur konstante gjatë tërë kohës dhe të cilat duhet të adresohen. Ato janë nevoja për standard, marrëdhënia mes angazhimit të audiencës dhe ndikimit, rëndësia e analizave në internet dhe vështirësia e të kuptuarit se si rezultatet e cilësisë lidhen me ndikimin afatgjatë të medieve.

Qendra për Gazetari Hulumtuese nuk është e vetme për ndërtimin e një modeli të qartë të ndikimit që shkon përtej ndryshimit të ligjeve. Qasja jonë është e dalluar për transparencën dhe vullnetin tonë për t’u angazhuar në një proces të vetëvlerësimit, eksperimentimit dhe analizës për të kontribuar në thelbin e dijes për ndikimin e medieve, shkruan “Nieman Lab”, transmeton Gazeta Express.