Si reagoi Handke, mediat dhe zyrtarët austriakë pasi shkrimtarit pro –Millosheviq iu dha Nobeli

Si reagoi Handke, mediat dhe zyrtarët austriakë pasi shkrimtarit pro –Millosheviq iu dha Nobeli

Gazeta britanike The Guardian dhe Der Standard në shkrimet e tyre, pasi Peter Handke u laureua me cmimin Nobel sot nga Akademia Suedeze, ia kanë përmendur shkrimtarit kontrovers austriak fjalimin në varrimin e Sllobodan Milloshevqit dhe sentimentin pro –serb. Der Standard e cila sjell reagimin edhe të institucioneve austriake ka publikuar edhe reagimin e vet Handkes, i cili pak vite më parë kishte qëndruar edhe në Kosovë.

„A është kjo e vërtetë“ ka thënë Handke në gjermanisht pasi Anders Olsson, kryesues i Komitetit të Nobelit e ka telefonuar atë për t’i treguar se është fitues i cmimit prestigjoz ndërkombëtar që vitin e kaluar nuk ishte dhënë fare për shkak të një skandali seksual.

„Ai ishte shumë, shumë i prekur, mezi e nxorri një fjalë nga goja“ ka thënë Olsson.

The Guardian ndërkaq ka publikuar reagimin e ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora Citakut e cila e cila e ka quajtur të turpshëm dhe skandaloz vendimin e Nobelit.

Në Austri ndërkaq janë gëzuar. Presidenti Alexander Van der Bellen ka shkruar „Cfarë dite! Një ditë e gëzuar – për letërsinë austriake …“ ka shkruar ndër të tjera Van der Bellen.

„Urime Peter Handkes për Cmimin Nobël për Letërsi. Puna e tij është e vlefshme dhe një vizitëkartë e rëndësishme për Austrinë në botë” ka shkruar Kancelari Sebastian Kurz që ka publikuar edhe një fotografi me të.

 Po qashtu për këtë cmimin ka reaguar edhe Ministria austriake e kulturës.

Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.

Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.

Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviqit, nominimi i Peter Handkes për çmimin Heinrich Heine prej 50 mijë eurove ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte thënë se nuk do ta pranonte çmimin.

Anëtarë të ansamblit të Berlinit e quajtën anulimin e çmimit si “sulm ndaj lirisë artistike” dhe iniciuan “Çmimi Heinrich Heine Berlin” që arriti të grumbullonte të njëjtat të holla, por që Peter Handke nuk i pranoi, duke kërkuar që të hollat të dhurohen për enklavat serbe në Kosovë.