Si ta merrni veten nga gripi?

Si ta merrni veten nga gripi?
Tash esht Koha

Nëse po ndiheni të lodhur dhe pa energji, The Guardian ka renditur disa mënyra të thjeshta që mund t’iu ndihmojnë ta kaloni këtë gjendje.

Kërkoni për tableta antivirale– Nëse nuk po e merrni veten nga një grip dhe keni filluar të vëreni simptoma të tij vazhdimisht, atëherë kërkoni doktorit tuaj t’iu përshkruaj tableta antivirale. Këta tableta i ndihmojnë trupit të bllokoj enzimën, e cila ndihmon virusin t’i infektojë qelizat e shëndetshme.

Flini më shumë– Hulumtimet kanë treguar se gjumi i bollshëm gjatë kësaj periudhe ndihmon në luftimin e gripit.

Kujdesuni për ushqimet– Pavarësisht se është supë, lëng frutash apo ujë, duhet të kujdeseni në sasinë që e konsumoni. Djersitja dhe rrjedhja e hundëve, do të thotë se ju po humbni shumë ujë nga trup juaj, pandaj duhet ta kompensoni atë. Sa më shumë sasi të lëngjeve dhe ujit që e pini aq më shpejt do ta merrni veten.

Qëndroni në shtëpi– Kujdesuni që ambienti ku qëndroni të jetë i pastër dhe i freskët. Është më e kshillueshme të qëndroni në shtëpi se sa  të dilni. Qëndrimi në shtëpi mund ta zvogëlojë shansin e zhvillimit të komplikacioneve të mëtejshme

Tash esht Koha
TAGS