Si të humbim peshë pa e shmangur ushqimin?

Si të humbim peshë pa e shmangur ushqimin?

Humbja e peshës paraqet sfidë të përgjithshme te secili që vuan nga kilogramët e tepërt. Dëshira për t’i humbur ato dhe për të pasur një fizik të përkryer është e pranishme gjithmonë, ndonëse ndonjëherë mund të ndiqen instruksionet e gabuara.

Kështu, ekspertët e fitnesit nga “Transformohu” në emisionin #gjesi në T7 japin këshilla bazë se si t’i arrijmë rezultatet e duhura, pa i shmangur tërësisht ushqimet.

Artor Berisha me këtë rast propozoi programin e njohur si “Intermittent Fasting” si një prej mënyrave më të lehta për t’i larguar kilogramët e tepërt.

Sistemi më i famshëm i “Intermittent fasting” sipas tij, është 16/8.

“Kjo i bie si lloj agjërimi 16 orësh, pos që këtu mundemi me pi ujë e kafe. Funksionon sepse për 8 orë nuk mundesh me mbërri me konsumu ushqim aq shumë sa me shtu peshë. Zakonisht ne u themi klientëve mos me konsumu mëngjesin, pra shujtën e parë me hangër në ora 12:00 ose edhe më mirë në ora 14:00 për ata që qëndrojnë natën vonë. Zakonisht problemi kryesor te njerëzit është që gjatë ditës i rrinë gati këtij programi, por kur vjen koha e mbramjes, pak para gjumit i kap uria. E duke e parë këtë, ne e kemi adaptu metodën “Intermittent Fasting 16/8” për shumë prej klientëve që kanë problem me humbjen e peshës edhe që tregojnë që konsumojnë në mbrëmje ushqim vonë, atëherë e bëjmë këtë sistem që me pasë më lehtë ata me menaxhu edhe me mbërri te rezultati”.

Pos dietës, rol të veçantë luan edhe aktiviteti fizik.

TAGS