Si të kalojmë kohën gjatë qëndrimit në shtëpi….

Si të kalojmë kohën gjatë qëndrimit në shtëpi….

Shkruan: Doc. Dr Bujamin Bela

Pandemia e Covid-19 që pushtoi edhe vendin tonë si gjithë botën, bëri që shumë biznese, institucione arsimore, e shumë vende pune të mbylleshin në mënyrë të tillë që qytetarët të qëndronin në shtëpi, duke ju shmangur kontaktin me virusin.

Shumë prej nesh mund të jenë mërzitur nga izolimin duke mos e jetuar jetën tonë të zakonshme.
Por mos harroni se koha që kalohet në këto ditë të stërgjatura duhet të jetë produktive dhe e dobishme për ne, fëmijët dhe familjet tona në përgjithësi. Disa këshilla:

1. “Angazhohuni me mësimin online dhe paraprakisht një pjesë e ditës kaloni duke u anagazhuar me studimin e temave të elaboruara, nxirrni shënime, lexoni dhe mësoni materialet që profesorët ju dërgojnë, në mënyrë që të mos mbeteni prapa me mësimet.

2. Lexoni një libër të ri apo roman. Kërkoni për një autor që e keni ndër të preferuarit tuaj, ose një shkrimtar që keni dashur gjithmonë ta lexoni. Mund tu lexoni dhe një libër me përralla fëmijëve. Ata duan shumë që ju ti lexoni apo ta dëgjojnë përrallën nga prindërit ose nga gjyshi/ gjyshja.

3. Për këdo që ka pasion gatimin mund të kalojë orë në kuzhinë, duke përgatitur receta duke provuar një gatim të ri etj.

4. Nëse jeni prind dhe keni fëmijë të vegjël, mos i lejoni fëmijët tuaj të mërziten apo ta kalojnë kohën pa bërë asgjë. Nxisni pasionet dhe hobet e tyre. Vizatimi, memorizimi, lojra logjike etj. Ata duan të jenë kreativ dhe mos i gjykoni nëse vizatimet janë bërë apo jo bukur, tek e fundit i tillë është perceptimi i tyre dhe ata duan që ju ti vlerësoni. Të gjitha punimet e tyre janë të bukura pa dyshim. Merrini me vete në kuzhinë për të përgatitur kekun dhe ai do të ndjehet shumë i lumtur teksa ju ndihmon të hedhi miellin apo sheqerin.

5. Kërkoni sa më shumë informacione në internet. Është një mënyrë shumë e mirë për të zhvilluar horizonte të reja si dhe për të mësuar nga shumë fusha apo gjëra rreth të cilave nuk i keni ditur më herët.

6. Nëse impenjimet e shumta nuk ju kanë lejuar asnjëherë të shihni një film, tani mundeni. Shfrytëzoheni këtë kohë për të ndjekur filmat që pëlqeni dhe është një formë argëtimi mjaft e mirë.

7.Më e rëndësishmja është të bisedoni me familjarët tuaj. Nëse ndodhen larg jush, telefonojini dhe pyetini çdo ditë se si jane dhe mos i lejoni të mërziten. Bëjini të kuptojnë se bashkë do ja dalim dhe largoni nga mendja çdo mendim stresues apo që mund t ju bëj të kaloni ankthe të mëdha. Është koha për ta marr çdo gjë me shumë sportivitet dhe se shumë shpejt do ti rikthehemi rutinës tonë të përditshme.”

Inspiruar dhe përshtatur nga
#FamiljadheShëndeti