Si të kujdeseni për veten nëse keni simptoma të lehta të COVID-19

Si të kujdeseni për veten nëse keni simptoma të lehta të COVID-19

Lajmi i mirë në situatën e paprecedentë ku ndodhemi është se 80 përqind e rasteve të njerëzve të prekur nga COVID-19 kanë pasur simptoma të një intensiteti mesatar, që do të thotë se për një pjesë të mirë të njerëzve, simptomat kalohen lehtë në kushtet e shtëpisë.





Në kushtet kur na duket sikur nuk kemi asgjë nën kontroll, e mira e të mirave sipas ekspertëve që të secili prej nesh të formulojë një plan veprimi për një skenar të mundshëm.

Formulo Një Plan Veprimi

Përpilimi i një plani veprimi në rast se prekeni nga COVID-19, është i një rëndësie të veçantë, thuajse jetësore.

Në përpilimin e këtij plani veprimi, është e nevojshme të përfshini:

Listën e kontakteve të urgjencës

Furnizimin me ushqime dhe artikujt e higjenës e të shtëpisë për dy deri në 4 javë

Ilaçe, termometër, vitamina, minerale.

Tek ushqimet, duhet të siguroheni që të blini:

-Oriz

-Makarona

-Perime të konservuara ose të ngrira

-Fruta të thata por edhe të freskëta

-Perime të freskëta.

-Ujë

-Mjaltë për kollën

-Xhenxhefil për kollën dhe imunitetin

Barnat e Nevojshme

Në rastin e ilaçeve, duhet të siguroheni që të paracetamolë dhe tretësirat kundër gripit që kanë gjithashtu përmbajtje të tillë.

Nëse jeni azmatikë ose vuani nga sëmundje të tjera, duhet të siguroheni që të keni mjaftueshëm ilaçe për të mbuluar nevojat tuaja deri në shërim të plotë.

Suplementët

Zinku është një nga mineralet më të mira për organizmin.

Pavarësisht mungesës së studimeve shkencore, zinku së fundmi ka marrë shumë vëmendje në betejën kundër simptomave të COVID-19.

Ai rekomandohet të merret kryesisht në formën e karameleve kundër të ftohurës disa herë në ditë.

Vitamina C është e një rëndësie të veçantë sepse mbështet aktivitetin e qelizave të sistemit imunitar.

Veç frutave, këtë vitaminë e gjeni edhe tek xhenxhefili i cili funksionon kundër virozave normale por edhe fuqizon imunitetin dhe qetëson stomakun.

Termometri

Termometri nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj, sepse duhet të masni temperaturën dy herë në ditë.

Përveç këtyre gjërave thelbësore, sigurohuni që të keni mjaftueshëm doreza, maska, kartpeceta, solucione pastrimi dhe disinfektimi të shtëpisë, çarçafë dhe ndërresa, të cilat në rast infeksioni, duhet që jo vetëm t’i ndërroni shpesh por edhe t’i lani./AgroWeb.org

TAGS