Si të pini alkool shëndetshëm në natën e Vitit të Ri

Si të pini alkool shëndetshëm në natën e Vitit të Ri

Nata e Vitit të Ri është mbrëmje ku shumë njerëz vendosin të pinë alkool, por, ndonëse disa njerëz vendosin të pinë me përgjegjësi, ka shumë tjerë të cilët pinë pa kontroll.

Konsumimi pa kontroll i alkoolit e rritë rrezikun e dhunës; personat e dehur janë gjithashtu më të prirë të kenë lëndime dhe të shkojnë në spital sesa ata esëll, transmeton Telegrafi.

Në periudhë afatgjate, konsumimi i tepërt i alkoolit shpeshherë është ndërlidhur me një numër të madh të problemeve shëndetësore, rrjedhimisht ka kosto të dukshme shëndetësore, ekonomike dhe emocionale. Parandalimi i intoksikimit me alkool gjatë natës së Vitit të Ri është gjë e rëndësishme për shëndetin e individit, por edhe për të afërmit e atij personi.

Çka nënkuptojmë me konsumim të shëndetshëm të alkoolit?

Konsumimi i shëndetshëm i alkoolit nënkupton të konsumoni në sasi të moderuar. Sasitë e sigurta të konsumimit të alkoolit në Australi përcaktohen nga Këshilli Nacional i Shëndetit dhe Mjekësisë (NHMRC).

NHMRC, bazuar në dëshmitë që ka, thotë se dy gjinitë nuk duhet t’i konsumojnë më shumë se katër pije standarde alkoolike në mënyrë që të parandalohen rreziqet afatshkurta (p.sh. traumat apo aksidentet) dhe jo më shumë se dy pije standarde në përditshmëri për t’i parandaluar rreziqet afatgjate.

Rreziqet e konsumimit të tepërt të alkoolit

Intoksikimi me alkool bart me vete pasoja të shumta shëndetësore në periudhë afatgjate e afatshkurtër.

Në periudhën afatgjate, këto pasoja përfshijnë:

Kancerin në gojë, fyt, gjoks dhe mëlçi
– Çrregullimet me mëlçi, siç është ceroza
– Hipertensionin dhe sëmundjet kardiovaskulare
– Sulmin në tru

Në periudhë afatshkurtër, këto pasoja përfshijnë:

– Aksidentet rrugore
– Shkuarjen në spital për shkak të lëndimeve (jeni rrëzuar, helmuar, etj.)
– Përjetoni dhunë që ndërlidhet me konsumimin e alkoolit, qoftë si viktimë, dëshmitar apo doras
– Jeni më të prirë të bëni seks pa mbrojtje, gjë e cila e rritë rrezikun e shtatzënisë së padëshiruar, infeksioneve seksuale, etj.
– Konfliktet personale, siç janë ato brenda familjes
– Dhimbje koke gjatë ditës së nesërme

Këshilla për të konsumuar alkool në mënyrë të sigurt gjatë natës së Vitit të Ri

Në mënyrë që të shmangni konsumimin e sasive të tepërta të alkoolit për natën e Vitit të Ri, pse nuk provoni të:

– Mendoni për atë se sa para do t’i shpenzoni, rreziqet potenciale që i sjell konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mënyrën si do të ndihen ditën e nesërme.

– Mundohuni të pini brenda udhëzimeve të NHMRC-së për konsumim të sigurt të alkoolit, të cilat nuk lejojnë më shumë se katër pije standarde

– Hani para dhe gjatë kohës që konsumoni alkool.

– Qëndroni të zënë duke vallëzuar, shikuar televizor apo duke biseduar me miqtë gjatë kohës që e pritni Vitin e ri, sepse kjo mund ta zvogëlojë sasinë e alkoolit që e konsumoni.

– Mbi të gjitha: Mos pini dhe vozitni! Nëse do ta festoni diku tjetër Vitin e Ri, assesi mos vozitni vetë, por thërrisni taksi. /Telegrafi/

TAGS