Si të qëndroni të shëndetshëm gjatë Ramazanit? (Video)

Si të qëndroni të shëndetshëm gjatë Ramazanit? (Video)

Në varësi të motit dhe gjatësisë së agjërimit, shumica e njerëzve që agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit përjetojnë dehidratim të lehtë, duke iu shkaktuar dhimbje koke, lodhje dhe vështirësi në përqendrim.

Kështu që mund të jetë sfiduese marrja e vlerave të duhura ushqyese gjatë kësaj kohe për të shmangur rreziqet shëndetësore.

Sidoqoftë, ne mund të ushqehemi me produkte natyrale dhe të shëndetshme për agjërim sa më të lehtë dhe të kemi mjaftueshëm energji për të kaluar ditën.

Tradicionalisht, ne e fillojmë iftarin me hurma dhe ujë dhe jo rastësisht.

Uji dhe hurmat ndihmojnë në rivendosjen e niveleve të sheqerit dhe kripës në trup.

Ndërsa, për të rihidratuar si duhet trupin, ne duhet të konsumojmë pije pa sheqer të shtuar, si qumësht dhe lëngje natyrale.

Gjithashtu, supa të ndryshme me perime janë ushqim i përkryer për iftar.

Për të pasur një pjatë kryesore të shëndetshme përpiquni që ajo të përmbajë ushqime të pasura me proteina si mish, peshk, ve, fasule dhe shoqërojeni me ushqime që ofrojnë vlera ushqyese, si fruta dhe perime dhe me produkte të qumështit, e sidomos me jogurt.

Edhe gjatë syfyrit është e rëndësishme të hani një vakt të shëndetshëm që ju siguron energji për tërë ditën. Ushqimet që ofrojnë energji të tillë janë karbohidratet komplekse dhe ushqimet me shumë fibra.

Karbohidratet komplekse janë ushqimet që janë të pasura me energji dhe lirimin e kësaj energjie e bëjnë ngadalë gjatë gjithë ditës. Shembujt përfshijnë grurin, tërshërën, fasulet dhe orizin.

Ushqimet që janë të pasura me fibra gjithashtu treten ngadalë dhe përfshijnë pemë dhe perime të cilat është mirë të jenë të papërpunuara dhe të papjekura.

Gjithashtu, mos harroni se lëngjet janë shumë të rëndësishme pasi që mbajnë nivelin e ujit dhe kripës në trup. Uji dhe lëngjet e frutave duhet të zëvendësojnë pije që përmbajnë kafeinë.

Produktet më të mira për t’u konsumuar gjatë kohës së agjërimit janë produktet e COOP Italia, të cilat janë natyrale, të sigurta, të shëndetshme dhe përmbajnë vlera ushqyese që do ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Këto produkte i gjeni vetëm në supermarketet Super Viva.

[embedded content]

Artikull i sponsorizuar

TAGS