Si t’i forconi thonjtë?

Si t’i forconi thonjtë?

A mund t’u themi “Lamtumirë” thonjve të dobët, që thyhen krejt papritur? E vështirë, por jo e pamundur. Ndonëse ndikojnë shumë faktorë tek shëndeti i thonjve, disa maska në kushte shtëpie nuk bëjnë dëm.

Përbërësit:
– 1 e verdhë e vezës
– 1 lugë çaji me mjaltë
– pak kripë

Bëni bashkë gjithë përbërësit dhe aplikojeni tek thonjtë për 10-15 minuta. Mund ta aplikoni 1 herë në javë, ose 2 herë në muaj.

Mund të aplikoni thjesht vaj ulliri, i cili ndikon në rritjen dhe forcimin e tyre.

Siç e thamë më sipër, ndonëse maskat kanë efekte pozitive, vetëm përdorimi i tyre nuk mjafton. Si fillim, duhet të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me dietën ushqimore. Konsumoni ushqime të pasura në proteina, zink dhe hekur. Mos i thoni jo brokolit, thjerrëzave, spinaqit etj.

Në lidhje me gjatësinë e thonjve, mbajini në gjatësi mesatare dhe pritini vazhdimisht. Vendosni gjithnjë manikyr bazë të tejdukshëm për t’i mbrojtur.

Në fund, hidratojini duart me një krem të posaçëm.

TAGS