Simeone e do Dybalan si zëvendësues të Griezmannit

Simeone e do Dybalan si zëvendësues të Griezmannit

Paulo Dybala është i pëlqyeri i Atletico Madridit për afatin kalimtar veror.

Atletico Madrid është kurorëzuar këtë sezon me trofeun e Ligës së Evropës, të cilën e fituan pasi mposhtën në finale Marseillen me rezultat 3-0.

Megjithatë, drejtuesit e klubit të madh spanjoll i kanë synimet për të fituar Ligën e Kampionëve, pasi në pesë vitet e fundit kanë luajtur dy herë në finale.

Lexo po ashtu:

Një gjë e tillë do të jetë e vështirë, sidomos tani kur janë shtuar zërat për një largim të yllit kryesor të skuadrës, Antoine Griezmann.

Antoine Griezmann (Getty Images)

Sulmuesi francez pritet të largohet gjatë kësaj vere dhe destinacioni i tij mendohet të jetë Barcelona, me të cilët thuhet se ka marrëveshje verbale.

Paulo Dybala (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, trajneri Diego Simeone ka zgjedhur yllin e Juventusit, Dybala, si zëvendësuesin e Griezmannit.

Lexo po ashtu:

Simeone thuhet se është pajtuar me largimin e Griezmannit në drejtim të klubit katalunas dhe po kërkon një emër të profilit të lartë për ta zëvendësuar atë.

Griezmann ka shënuar 26 gola në të gjitha garat në sezonin 2017/18 dhe trajneri argjentinas beson se bashkëkombësi i tij do të ishte zëvendësuesi ideal. /Telegrafi/

TAGS